De Ligt tremb Juven: Rinovimi? Dy vende të katërta radhazi nuk mjaftojnë

by admin
Spread the love

Matthijs de Ligt nuk e merr të mirëqenë rinovimin e kontratës me Juventusin, madje i dërgon një mesazh të qartë drejtuesve bardhezi:

“Aktualisht janë duke u bërë disa bisedime dhe kur të vij momenti i duhur do të vendos nëse do të rinovoj apo do të provoj një eksperiencë të re. Gjithmonë kam marrë vendime bazuar në projektin sportiv dhe 2 vende të katërta radhazi nuk mjaftojnë.

Duhet të bëjmë një hap para, janë rezultate zhgënjyese. Besoj se në aspektin personal, ky ka qenë viti im më i mirë”, ka thënë mbrojtësi holandez për “NOS” nga grumbullimi i skuadrës kombëtare.

Ish-lojtari i Ajaxit ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2024. Juventusi synon që ta blindojë deri në vitin 2026, sepse Allegri e sheh si një nga liderët e së ardhmes. / Oversport.tv

You may also like