De Ligt: Kisha emocione kur Eriksen u inkuadrua në lojë

by admin
Spread the love

Christian Eriksen shënoi vetëm dy minuta pasi hyri si zëvendësues për Danimarkën kundër Holandës në miqësoren e të shtunës.

Eriksen u paraqit për herë të parë për Danimarkën që kur pësoi arrest kardiak.

Pas ndeshjes për këtë foli edhe Matthijs De Ligt, i cili në konferencën për shtyp komentoi: “Nuk është e lehtë të përballesh me Eriksenin”.

“Kam pasur emocione kur ai doli në fushë (në minutën e parë të pjesës së dytë)”, vazhdoi mbrojtësi i Juventusit.

“Natyrisht që duhet të dish të largosh ndjenjat, pasi je lojtar, por ne jemi edhe qenie njerëzore. Të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer në këtë nivel”, përfundoi mbrojtësi holandez, De Ligt.

You may also like