De Ligt: CR7 iku me 30 gola, një si Vlahovic duhet! E ardhmja? Po kënaqem

by admin
Spread the love

Matthijs De Ligt, mbrojtësi i Juventusit, ka folur për Rondo së fundmi dhe prek disa tema, duke nisur nga roli i tij në skuadër, e ardhmja, gara për titull dhe afrimi i Vlahovic pas largimit të Cristiano Ronaldos.

“Vë re që klubi po më jep gjithnjë e më shumë përgjegjësi. Tani Chiellini dhe Bonucci po përballen me dëmtime dhe unë kam më shumë presion mbi supet e mia, por më pëlqen. Kam vënë re se mund të luaj një rol të rëndësishëm”, tha fillimisht De Ligt.

Kur u ngacmua për të ardhmen, holandezi u shpreh: “Ne ende po luftojmë në të tria fronte dhe unë po kënaqem vërtetë këtu. Çdo javë mësoj më shumë dhe kjo më pëlqen shumë. Ajo që tha Mino Raiola ishte tre muaj më parë, shumë gjëra ndodhin për kaq kohë. Momentalisht jam i fokusuar te ky sezon”.

“Gara për titull? Interi, Milani dhe Napoli vazhdojnë të humbasin pikë dhe tani jemi vetëm 7 pikë prapa. Duhet një mrekulli, por tani gjërat duken më mirë se disa ndeshje më parë”, shtoi De Ligt, ndërkohë që në fund preku edhe çështjen e sulmit.

Në verë humbëm Cristiano Ronaldon dhe na ikën 30 gola. Për shkak se u largua vonë, ne nuk mund të merrnim dikë si Dusan Vlahovic menjëherë. Na mungonte një lojtar i tillë në fillim. Kur luaja kundër tij e kuptova sa i fortë dhe teknik ishte. Ai është shumë i dhënë për të shënuar gol. Ai pothuajse i qortonte shokët e skuadrës kur nuk e merrte topin. Një sulmues i tillë të duhet në skuadër”. / oversport.tv

You may also like