De Laurentiis zbulon prapaskenën: Dries Mertens refuzoi rinovimin

by admin
Spread the love

Dries Mertens është ende pa kontratë, por e ardhmja e tij duket se është larg Napolit. Kjo gjë mund të kuptohet edhe nga fjalët e presidentit Aurelio De Laurentiis i cili tregoi për një tifoz të Napolit se sulmuesi belg ka refuzuar ofertat për rinovim.

“Në fillim i kam ofruar 1.8 milionë euro, më pas e kam rritur ofertën me 200 mijë euro të tjera. Në fund kam arritur në 2.4 milionë euro, por ai gjithsesi e refuzoi”.

Një deklaratë kjo që tregon se Mertens nuk është i kënaqur me ofertën që drejtuesit e Napolit kanë bërë në drejtim të tij. Për sa i përket mundësive për të ardhmen, Mertens ka marrë së fundmi një ofertë nga Lazio. /oversport.tv

You may also like