De Laurentiis “kundër” Italisë: Ukrainës iu mohua një penallti e pastër

by admin
Spread the love

Presidenti i “bluve” të Napoli, Aurelio De Laurentiis ka komentuar së fundmi ndeshjen Itali-Ukrani që u mbyll e barazim pa gola e mes shumë polemikash, por që ndihmoi italianët që të kualifikoheshin në Kampionatin Evropian, “Gjermani 2024”.

Ashtu si, pjesa më e madhe e futbolldashësve anë e mbanë botë edhe Presidenti i kampionëve në fuqi të Italië u shpreh se Ukrainës iu mohua një penallti dhe sipas tij ishte ajo që e meritonte kualifikimin.

“Ukrainës iu mohua një penallti. Unë rrallë e kam parë kombëtaren të luajë kështu, por Ukraina duhej të përfaqësonte një ëndërr lirie. Ëndrra të çon në një liri që askush nga ne nuk mund ta ketë plotësisht”,- u shpreh “numri 1” i “gjigantëve” italianë. /i.m /abcnews.al

You may also like