De Laurentiis i bën “postbllok” Barcelonës, presidenti i Napolit stopon spanjollët për 2 lojtarët e tij

by admin
Spread the love

Gazeta “Il Mattino” bën një bilanc të transferimit të mundshëm të dyfishtë të Stanislav Lobotka dhe Kvicha Kvaratskhelia nga Napoli te Barcelona.

Sipas medias në fjalë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka bllokuar çdo transferim të mundshëm për dy yjet e tij. Sa i përket gjeorgjianit, numri një i klubit është i gatshëm të rinovojë kontratën e lojtarit me një afat të ri kohor, deri në vitin 2028 dhe me një pagë rreth 4 milionë euro neto në sezon.

Lobotka, në fakt është shprehur i lumtur për interesimin e Barcelonës para disa ditësh, por duket se dhe mesfushori do të “burgoset” në Napoli./h.ll/abcnews.al

You may also like