De Bruyne me synime të qarta: Dua të bëhem më i miri në botë

by admin
Spread the love

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka vendosur një objektiv ambicioz teksa përgatitet për t’u rikthyer nga lëndimi.

Mesfushori belg u lëndua në gushtë dhe nuk ka luajtur tash e disa javë, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar për ambiciet e tij në të ardhmen.

“Dua të jem më i miri. Dua të jem në ekipin më të mirë, dua të jem lojtari më i mirë në botë. E kam akoma motivimin çdo ditë. Edhe pse jam jashtë për katër muaj, jam përpjekur të gjej mënyra për të ndryshuar veten si lojtar, në mënyrë që të mund të bëj atë që kam bërë më parë. Jam i sigurt se do të jem mirë pasi të kthehem në fushë. Shpresoj të vazhdoj të luaj futboll të mirë dhe kjo është mjaft e mirë”, tha ai.

De Bruyne ishte në formë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar pasi ai dha 31 asistime në 49 ndeshje dhe shënoi gjithashtu 10 gola.

De Bruyne do të humbasë ndeshjen e Cityt kundër Crystal Palace të shtunën. /Lajmi.net/

 

You may also like