De Bruyne e Mahrez kurorëzojnë Cityn “mbret” të Mançesterit

by admin
Spread the love

Manchester City ka dalë triumfues në derbin e qytetit kundër rivalëve të përjetshëm të United. “Qytetarët” mbizotëruan dhe shkatërruan “djajtë” me poker rezultatin 4-1 falë dopietave të De Bruyne dhe Mahrez.

Manchester City e nisi më mirë takimin dhe pas vetëm pesë minutash lojë zhbllokuan edhe takimin me anë atë Kevin De Bruyne. Një pasim i mirë në zonë nga Silva, gjeti të pambuluar belgun që shënoi një penallti në lëvizje.

Megjithatë, United nuk u demoralizua dhe vendosi ekuilibrat me Jadon Sancho. Pas një aksioni personal, anglezi gjeti cepin e portës me një goditje nga limitet e zonës.

Vetëm 6 minuta qëndroi ekuilibri me Kevin De Bruyne që kaloi sërish ekipin e Guardiolës në avantazh. Këtë herë ai shfrytëzoi një trazirë në zonën e United dhe nga shumë pranë portës riktheu ekipin e tij në epërsi.

Për të vulosur gjithçka më pas mendoi Mahrez që shënoi edhe golin e qetësisë. Harkimi i De Bruyne nga këndi shkoi drejt e në këmbët e Mahrez që me një goditje fluturimthi shënoi një gol mjaft të bukur.

Dy gola edhe për Mahrez në këtë takim që plotësoi edhe pokerin në këtë takim. Në minutat e fundit të takimit, Mahrez i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë portierit e çoi topin në rrjetë.

Kështu takimi përfundoi me rezultatin 4-1 me Manchester City që merr tre pikë shumë të rëndësishme në derbin e Manëesterit dhe ngjitet në kuotën e 69 pikëve, 6 më shumë se Liverpool i vendit të dytë. Megjithatë, këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër United rikthehet te humbja në Premier League pas tetë ndeshjesh dhe humb terren në luftën për një vend në kupat e Europës. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 28
Manchester City – Manchester United 3-1
Shënues:
De Bruyne 5’, 28’, Mahrez 68’, 90+2’ / Sancho 22’

Foto: Manchester City Twitter

You may also like