DAVOS – Von der Leyen: Mbështetësit e Ukrainës të qëndrojnë të vendosur

by admin
Spread the love

DAVOS, 16 janar /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u tha mbështetësve të Ukrainës të fuqizojnë rezistencën e tyre përballë pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.

Duke bërë thirrje për më shumë armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën, Von der Leyen u kërkoi mbështetësve të vendit të mbanin qëndrimin e tyre, gjatë një fjalimi në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Von der Leyen tha se Ukraina ka nevojë për financim të parashikueshëm përgjatë vitit 2024 dhe më tej në sfondin e angazhimeve të pazgjidhura nga Bashkimi Evropian.

Duke iu drejtuar forumit global në vendpushimin zviceran të skive në Davos, Von der Leyen tha se Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë, duke përmendur fitoret e Kievit në çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like