Daut Haradinaj fton qytetarët për takime

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojë me qytetarë në zyrat e shtabit zgjedhor të tij, çdo ditë nga ora 18:00.

Haradinaj ka njoftuar se sot do t’i takojë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.

Njoftimi i plotë i tij:

Krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në përgjigje të interesimit të madh të qytetarëve, gjatë ditëve në vijim do të bashkëbisedojmë në zyrën e shtabit zgjedhor me qytetarët çdo ditë, nga ora 18:00. Duke respektuar masat kundër pandemisë, do të mblidhemi dhe do të flasim për ndryshimin e vërtetë që i duhet Prishtinës.  Sot takojmë banorët e lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes.  Ju pres në zyret e shtabit zgjedhor, tek Sheshi 21.

You may also like