Dashuri pa kushte për Genoan, mbrojtësi italian kthehet të luajë me “pagë qesharake”

by admin
Spread the love

Domenico Criscito nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Genoan dhe në fillim të këtij viti e ka dëshmuar me një tjetër vepër. Mbrojtësi veteran italian, u bashkua me kuqeblutë menjëherë pasi prishi kontratën me kanadezët e Vancouverit.

Megjithatë ajo që bie në sy është paga që Criscito do të përfitojë, e cila është vetëm 2274 euro në muaj, ose aq sa është minimumi i lejuar nga federata, për një futbollist profesionist në Itali.

Kjo dëshmon edhe njëherë dashurinë e Criscitos për Genoan, pasi mbrojtësi rikthehet për të dhënë kontributin e tij kundrejt një shpërblimi minimal, me synimin që të ndihmojë ligurët të rikthehen në Serinë A.

Tashmë 36-vjeçar, Criscito është rritur te të rinjtë e Genoas dhe gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën kuqeblu për më shumë se 10 sezone në periudha të ndryshme, duke mbajtur madje edhe shiritin e kapitenit.


Top Channel

You may also like