Dashtevski: Ekipet teknike janë duke zgjidhur problemet me votimin biometrik

by admin
Spread the love

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencën për shtyp tha se mëngjesin e sotmë ka patur problem me votimin biometrik. Dashtevski më tej shtoi se ekipet teknike janë duke zgjedhur problemet, teksa bërë të ditur se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

 

 “Në numër të vogël janë paraqitur vështirësi në përdorimin e aparateve. Një pjesë e tyre janë rregulluar, ndërsa një pjesë e tjetër janë duke u rregulluar nga personat teknik në vendvotime. Dua të përmend që vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

You may also like