Dashamir Shehi plas deklaratën e fortë: Berisha dhe Basha të largohen të dy, kjo është rruga më e mirë për PD

by admin
Spread the love

Deputeti i opozitës dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur për situatën e brendshme aktuale në PD dhe “luftën” që ka nisur mes Bashës dhe Berishës. Shehi bën deklaratën e fortë teksa shprehet se edhe Basha edhe Berisha duhet të largohen të dy, sepse Berisha e ka bërë ciklin e tij dhe Basha ka humbur shumë beteja politike.

“Basha nuk është në një pozicion të qenësishëm demokrati. E vetmja gjë që ka të drejtë Berisha, është e vërtetë që duhet të iki Basha, pjesa tjetër është pjesë e lojës politike. Që duhet që të iki Basha jam dakord sepse nuk rihyhet në zgjedhje pas humbjes. Berisha dhe Basha, unë gjykoj së keto dy njerëz nuk bëjnë më për opozitën shqiptare, duhet të largohen. Që ditën e parë kam thënë që kjo është një betejë e gabuar dhe që të dy janë bashkëfajtore. Kanë bashkëqeverisur për tete vjet bashkë. Të djathtës, opozitës shqiptare i ka munguar një dialektikë e brendshme. PD po e përçajnë këta të dy Basha dhe Berisha, rruga më e mirë për PD është të mos jenë këta të dy, të gjejnë një grup tjetër, të drejtohen nga një grup kolegjial, tre veta 4 veta që të përfaqësojnë të gjitha rrymat. Pse qenka kaq dramatike në Shqipëri të mos ketë lider? Pse çfarë do gjejmë ne Churchill? Unë them qe kjo është një betejë pa vlerë, do ishte një betejë me vlerë nëse do diskutohej në rrafshin politik.”, u shpreh Dashamir Shehi në Shqip.

You may also like