Dashamir Shehi flet për zgjedhjet: I humbim 6 bashkitë po s’dolëm me një kandidat

by admin
Spread the love

Dashamir Shehi, thirri një konferencë për të prezantuar një projektligji të ri për referendumet, ku i bindur ishte se shumë prej kolegëve që i kishte njoftuar do t’i përgjigjeshin, por kjo nuk ndodhi.

Në zgjedhjet e 6 marsit u shpreh i bindur se opozita do të humbë, nëse nuk del me kandidat të përbashkët.

Por çfarë do të bëjnë partitë e vogla opozitare nëse edhe Basha e Berisha do të dalin me kandidatët e tyre?

U bë me një kandidat, na keni të gjithë nga mbrapa. U bë me shumë kandidatët do t’u themi qytetarëve ikni e votoni atë që u duket më i miri”.

Në KQZ janë regjistruar disa prej forcave të koalicionit opozitare, por ende nuk ka asnjë marrëveshje të shpallur për një bashkëpunim për të mbështetur kandidat të caktuar.

You may also like