Dapagliflozin për trajtimin e sëmundjeve kronike të veshkave

by admin
Spread the love




Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Vlerësimet e bera në të gjithë botën tregojnë se gati 700 milion persona kanë sëmundje kronike të veshkave. Sëmundja kronike e veshkave është një kontribues i rëndësishëm i sëmundjes dhe shoqërohet me një cilësi të perkeqesuar të jetës dhe një jetëgjatësi të reduktuar. Përkundër disponueshmërisë së gjerë të testeve të thjeshta laboratorike për të identifikuar pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave, më pak studime klinike janë kryer për sëmundjet e veshkave se sa për patologjite e tjera të zakonshme mjekësore.

Deri kohët e fundit, klasat e vetme të ilaçeve që janë treguar të afta te ngadalësojnë një rënie të funksionit te veshkave ishin frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) dhe bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës (ARB); megjithatë, shumica e ketyre studimeve u bene tek pacientët me diabet të tipit 2.

Frenuesit e natrium-glukozës cotransporter 2 (SGLT2) ulin nivelet e glukozuara të hemoglobinës dhe kanë treguar efekte të favorshme në problemet e veshkave dhe kardiovaskulare në provat e mëdha klinike që përfshijnë pacientë me diabet të tipit 2. Studimet treguan se administrimi afatgjatë i kanagliflozinës dha mbrojtje renale dhe kardiovaskulare në pacientët me diabet tip 2 me sëmundje kronike të veshkave. Megjithëse mekanizmat themelorë nuk janë kuptuar plotësisht, përfitimet e frenuesve SGLT2 duket të jenë të pavarura nga nivelet e glukozes në gjak. Efekte të dobishme mund të favorizohen nga natriuresa dhe diureza osmotike e shkaktuar nga glukoza, duke çuar në një ulje të presionit intraglomerular. Ky efekt hemodinamik i favorshëm gjithashtu mund të ruajë funksionin e veshkave tek personat me sëmundje të veshkave për shkaqe të tjera përveç diabetit të tipit 2.

Ne nje studim te fundit te botuar dje ne revisten prestigjioze amerikane New England J. Medicine, ne paciente me sëmundje kronike të veshkave, pavarësisht nga prania ose mungesa e diabetit, rreziku i një perkeqesimi e të një rënieje të qëndrueshme në filtracionit glomerular (GFR) me të paktën 50% renie te funksionit renal , ose rreziku i ndodhise se sëmundjes së veshkave në fazën përfundimtare ose vdekjes nga shkaqe renale ose kardiovaskulare ishte dukshëm më i ulët me dapagliflozin sesa me placebo.






Artikulli MëparshëmSi të minimizoni sheqernat në dietën tuaj
Artikulli TjetërJa pse darka duhet ngrënë me kujdes


You may also like