DANIMARKË – Vonohet dorëzimi i avionëve F-16 në Ukrainë

by admin
Spread the love



KOPENHAGË, 6 janar /ATSH-DPA/ – Dorëzimi i avionëve të parë luftarakë danezë F-16 në Ukrainë është vonuar prej disa muajsh.

“Sipas pritshmërive, gjashtë avionët e parë nuk mund të dërgohen në Ukrainë deri në tremujorin e dytë të vitit”, tha Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagë për gazetën “Berlingske”.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen njoftoi për herë të parë planet në verë, duke shpresuar se avionët luftarakë mund të dorëzoheshin në fund të vitit.

“Megjithatë, disa kushte për dorëzimin e avionëve F-16 uk janë përmbushur ende”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto përfshijnë trajnimin e pilotëve ukrainas. Koha e dorëzimit varet gjithashtu nga faktorë të tillë si pajisjet dhe kushtet e motit.

Gjashtë pilotë ukrainas aktualisht po trajnohen në Danimarkë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Me buxhetin 2024 financohet përfundimi i 30 objekteve arsimore dhe sportive


You may also like