Danela Arsovska shkarkohet nga funksioni Kryetare e BNJVL-së – Shqip

by admin
Spread the love

Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, sic njofton KlanM, në votimin e sotëm është shkarkuar nga funksioni Kryetare e Bashkësisë së Njësive të Vetqeverisjes Lokale.

Në komunikatën e Qytetit të Shkupit thuhet se në këtë mënyrë edhe një herë në vepër është dëshmuar koalicioni LSDM- VMRO DPMNE, respektivisht se, sic percjell KlanM, shkarkimi është arritur me vota të bashkuara të Kryetarëve të Komunave nga radhët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u pengojnë njerëzit që dijnë t`u thonë “jo” korrupsionit dhe krimit, njerëz që interesin publik e vënë para interest të bizneseve në kreun e partive. Njerëzit e njëjtë që janë më të merituarit për erozionin e shoqërisë maqedonase në të gjitha sferat nga sot marrin kontrollin ndaj asociacionit të vetëm të pavarur kombëtar dhe organizatës joprofitabile, ku në baza vullnetare marrin pjesë 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit” – thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like