D’Amico: Napoli nuk është vetëm Osimhen, duhen shfrytëzuar lojtarët e tjerë

by admin
Spread the love

Andrea D’Amico, ndërmjetësuesi në operacionin që solli Victor Osimhen në Napoli, foli për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli. Ai komentoi kështu sezonin që po kalon nigeriani, duke shtuar ndër të tjera se është gati për Premier League.

“Osimhen është një lojtar shumë i rëndësishëm, por Napoli nuk është vetëm Osimhen. Ka shumë lojtarë të tjerë të rrezikshëm. Të kaltrit duhet të jenë të aftë të shfrytëzojnë karakteristikat e Mertens dhe Insigne për shembull”.

MERKATO- “Merkato mund të ketë disa tronditje. Bllokimet e aseteve ruse në futboll do të kenë pasojat e tyre”.

OSIMHEN NË ANGLI- “Ne fillimisht po presim se si do të përfundojë ky sezon. Më pas do të marrin në konsideratë vendimet e duhura. Nëse vazhdon kështu…”, përfundoi D’Amico. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like