“Dallohet miza me elefantin”/ Stresi shpërthen ndaj banorit në “BBVIP 3”

by admin
Spread the love

Ditën e sotme reperi i njohur shqiptar, Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP3”.

Artisti teksa tregoi se nuk e njeh nga afër Julian Dedën, ai tha se e mbështet atë dhe moderatorin Romeo Veshaj në garën për të fituar çmimin e madh, duke treguar se këta dy banorë janë të preferuarit e tij.

Megjithatë Stresi komentoi edhe debatin e Julit me Gracianon në këtë shtëpi, teksa u shpreh e ky i fundit është pis.

Pjesë nga intervista:

Stresi: Fjalën ‘pusetë’ e teproi por që është pis ai djalë është pis.

Elona: Pse thua kështu për Gracianon?

Stresi: Kur hyn në debat me dikë si Jul Deda le të themi dhe personazhe të njohur aty mendoj duhet të matesh pak hir të respektit ndaj kamerave që janë 24/7.

Elona: A nuk është se ke ndonjë gjë me Gracianon jashtë?

Stresi: Nuk kam gjë me Gracianon jo, ai është balerin unë jam reper. Ç’punë kam me balerinët unë më vjen keq. Nuk kam lidhje fare. Por po ta shohësh Gracianon me Julin dallohet miza me elefantin si në debat si në çfarëdo lloj aspekti. Ky është mendimi im.

The post “Dallohet miza me elefantin”/ Stresi shpërthen ndaj banorit në “BBVIP 3” appeared first on NTV.

You may also like