Dalin pamjet, momenti kur Cuadrado e godet me grusht Lukakun

by admin
Spread the love

Juventusi dhe Interi luajtën 1:1 në ndeshjen e parë dramatike dhe kaotike të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi me golin e Juan Cuadrado në minutën e 83-të dhe Interi barazoi në të 95-në me golin e Romelu Lukakut nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas golit të Lukakut, në fushë pati një përplasje të lojtarëve të të dyja skuadrave, gjatë së cilës gjyqtari Davide Massa mori kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtoi Romelu Lukakun dhe pak më vonë edhe Cuadrado e portieri Samir Handanoviq u përjashtua gjithashtu me të kuq.

Këta dy të fundit u përfshinë në një përleshje pas ndeshjes, duke bërë që futbollistët tjerë të ndërhyjnë për të evituar ndonjë ekces më të madh.

Shkaku i këtij konflikti në fushë ishte festa e Lukakut pas golit të minutës shtesë kur barazoi shifrat nga penalltia.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në gjysmëfinale mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

You may also like