Dalin pamjet e indianëve të bllokuar 10 ditë në tunel

by admin
Spread the love

Autoritetet indiane shfaqën pamjet e para nga tuneli i një autostrade në Himalaja, ku prej më shumë se 10 ditësh janë bllokuar 41 punëtorë.

Pamjet i tregojnë ata të izoluar në një hapësirë tepër të ngushtë në pjesën indiane të vargmalit Himalaja. Autoritetet thanë se ata arritën të komunikonin dhe janë mirë. Kanë dritë, oksigjen dhe mjekime, ujë dhe ushqim.  Kamera besohet se është një nga mjetet që përdoret në mjekësi për endoskopi dhe është futur nëpërmjet një tubi me diametër 15 centimetra që depërtoi në zonë pas shpimeve në masivin e dheut të rrëzuar.

41 punëtorët gjenden në tunelin  5 kilometra të gjatë në shtetin Uttarakhand që prej 12 nëntorit kur ndodhi një shembje dheu, shkaku i së cilës ende nuk dihet. Në zonë ndodhin shpesh tërmete, përmbytje dhe rrëshqitje toke.  Operacionet që ekipet e shpëtimit të mbërrijnë deri tek ata kanë dështuar.


Top Channel

You may also like