Dalic: Ndaj Brazilit të ndryshojmë traditën, jemi këtu me meritë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kroacia ka një ndeshje mjaft të vështirë, ku do i duhet të masë forcat me Brazilin, në çerekfinalen e Botërorit. Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic e ka pranuar vështirësinë përpara kësaj përballjeje, por është shprehur se ka besim te skuadra.

“Janë 18 lojtarë të rinj që nuk ishin në Kupën e Botës, në 2018. Na duhet kohë për t’u zhvilluar dhe pjekur. Suksesi ynë për të qenë në mesin e tetë skuadrave më të mira është i jashtëzakonshëm. Ne duam të bëjmë më shumë dhe nëse arrijmë këtë, do të ishte spektakolare. Kroacia ka humbur tre herë dhe ka barazuar një herë kundër Brazilit dhe Modric tha se tani ishte koha që gjërat të ndryshojnë.”- thotë Dalic. Kroacia është përballur disa here kundër Brazilit, por pa fituar kurrë kundër tyre, Dalic shpreson që ta ndryshojë këtë traditë.

“Ata janë një nga favoritët më të mëdhenj dhe me atë që treguan këtu ata meritojnë të jenë një nga favoritët. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë dhe pse jo te kemi një shans. Unë nuk mendoj se presioni i vazhdueshëm ndaj tyre është shumë i zgjuar, por as nuk duhet t’u japim atyre shumë hapësirë. Duke u treguar të zgjuar mund t’jua bëjmë lojën te vështirë”- thotë numri një i stolit kroat duke theksuar se skuadra duhet te jete e kënaqur me arritjen në çerekfinale. /oversport.tv

Foto: Hrvatski nogometni savez, Facebook

You may also like