Dafina e heq nga Instagrami, Beatrix reagon publikisht: Ik motër!

by admin
Spread the love

 

 

Dafina Zeqiri ka hequr nga instagrami ish-partnerin e saj Dj Geek, por edhe Beatrix Ramosaj për arsye që nuk dihen.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi i Beatrix,  e cila bën të ditur se nuk ka hequr asnjë person nga ky rrjet social, duke lënë të kuptohet se ishte Dafina ajo që bëri këtë veprim.

Po ashtu, ajo thotë se mes tyre nuk ka pasur asnjë tension e se për të ka pasur vetëm dashuri dhe respekt.

“Nuk kam hequr nga lista e ndjekësve asnjeri. Dua të sqaroj se nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë dhe respektit nga ana ime. Dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë tension apo çështje për të cilat jam në dijeni! Por ti bëj atë që di, ik motër“…

You may also like