Daci ka shënuar golin e parë në futbollin belg

by admin
Spread the love

Erdon Daci ka shënuar golin e parë në futbollin belg, aty ku në fillim të muajit shtator u transferua te skuadra e Vesterlo, që garon në ligën e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani Daci te Vesterlo erdhi nga rradhët e Konjaspor, ndërsa në ndeshjen e tij të parë si titullarë, arriti që të shënojë gol.

Daci shënoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lommel, duke ndihmuar skuadrën e tij të shënojë fitore 2:0. 

Daci shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 56-të, kur përfitoi nga një top i devijuar dhe nga afërsia shënoi për 1:0, ndërsa vetëm 4 minuta më pas Lukas Van Eenoo realizoi edhe golin e dytë për Vesterlo.

Ishte kjo ndeshja e katërt për Erdon Dacin me fanellën e Vesterlos, duke pasur parasysh se në 3 ndeshjet e para i njëjti aktivizohej nga bankina.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 5-të në 7 xhirot e para për ekipin e Vesterlos, që kryeson renditjen me 17 pikë, duke lënë pas vetes ish skuadrën e Nderim Nexhipit, Lierse, që ka 10 pikë dhe një ndeshje më pak.

You may also like