Da Silva gëzon Plorin te Vllaznia, Krymi e Djurdjevic të pezulluar me kartonë

by admin
Spread the love

Vllaznia po mendon për ndeshjen e së shtunës kundër Skënderbeut. Në Shkodër nuk mendojnë rezultat tjetër veç fitores.

Kuqeblutë kanë mundësinë të rikuperojnë ndonjë pikë nga rivalët e tyre, duke parë kalendarin. Gjithsesi trajneri Plori nuk e ka të plotë ekipin.

Për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Ardit Krymi dhe Fahrudin Djurdjevic nuk mund të aktivizohen të shtunën.

Gjithsesi për stafin teknik të Vllaznisë ka edhe lajme të mira. Braziliani Victor Da Silva e ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur me skuadrën.

Me gjasa ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Plori, i cili duhet të vendosë se kush janë ata që do ta nisin nga fillimi kundër Skënderbeut. / oversport.tv

You may also like