Çunaku: Sofra e Bajramit shton respektin dhe nderin mes besimtarëve dhe familjarëve

by admin
Spread the love

Profesori në Medresen “Alauddin” në Prishtinë, Jakup Çunaku, thotë se Kurbani është vlera më sublime dhe fisnike që afron besimtarin me Krijuesin.

“Kurbani, sakrifica paraqet një prej vlerave më sublime e më fisnike ku me këtë ritual ne synojmë afrimin tek Krijuesi fuqiplotë. Duke flijuar kurbanet tonë për hir të Allahut neve na mundësohet t’i zgjasim dorën e ndihmës tek shumë vëllezër e motra që kanë nevojë për ndihmën tonë”.

“Prerja e kurbanit nuk është vetëm derdhje e gjakut, por mbi të gjitha është përkushtim, bindje, sakrificë, moral dhe devotshmëri e besimtarit. Përmes prerjes së Kurbanit dhe shpërndarjes së tij na mundësohet edhe t’i ndihmojmë të afërmit dhe të varfrit sepse kështu afrohemi me njëri-tjetrin”.

Çunaku, nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, tha se sofra e Bajramit bashkon familjet bujare, njofton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë festive të gëzimit shpirtëror, traditë e popullit bujar të Kosovës ka qenë që sofra e Bajramit të jetë simbol që bashkon dhe afron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, andaj të mos lejojmë që mes neve të kemi sofra të zbrazura, njerëz të uritur e fëmijë të përlotur për mungesë ushqimi”, tha Çunaku.

 

You may also like