Çuçi mbledhje urgjente me drejtuesit e policisë: T’i pritet rruga çdo tentative për kultivim

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka vijuar takimet me drejtuesit e policisë edhe në jug të vendin në kuadër të shtimit të kontrolleve dhe masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

“Rikonfirmova vendosmërinë tonë për të rritur cilësisht punën parandaluese dhe forcën goditëse kundër kultivimit të kanabisit. Keni detyrimin ligjor dhe të gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë për t’i prerë rrugën çdo tentative të kultivimit apo trafikimit të kanabisit”, është shprehur ministri Çuçi.

Sa i përket iniciativës së qeverisë për t’i hapur rrugë legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e Policisë së Shtetit në Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër që kjo të mos keqkuptohet në terren.

“Iniciativa për legalizim për qëllime mjekësore dhe industriale që do të kontrollohet rreptësishtë me ligj të posaçëm, s’ka të bëjë fare me kultivimin për trafikim që doemos do të vijojë të jetë një veprimtare e paligjshme”, ka thënë ministri Çuçi.

Më herët gjatë paradites Ministri i Brendshëm mblodhi në takim drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Dy ditë më parë një takim i ngjashëm u zhvillua në Lezhë më drejtuesit e qarqeve të veriut.

You may also like