Cuadrado: Ndihem mirë te Juventusi, nuk kam refuzuar asnjë propozim

by admin
Spread the love

Juan Cuadrado mundohet ti hedhë ujë zjarrit, duke përgënjeshtruar zërat se ka një klimë të tensionuar mes tij dhe Juventusit në lidhje me rinovimin e kontratës.

“Unë ndihem shumë mirë te Juventusi, në asnjë moment nuk kam refuzuar ndonjë propozim, sepse nuk ka patur kurrë një tratativë. Kam shumë respekt për klubin dhe shokët e mi”, ka shkruar kolumbiani në rrjetet sociale.

Gjatë fundit të sezonit u aktivizua automatikisht rinovimi i kontratës deri në 2023 dhe sipas marrëveshjes Cuadrado do të përfitonte 5 milionë euro në sezon.

Por në ditët e fundit qarkulloi lajmi se klubi i kishte ofruar lojtarët një kontratë 2-vjeçare me gjysmën e pagës, gjë që u përgënjeshtrua sot nga kolumbiani. / Oversport.tv

You may also like