Cuadrado dhe Pogba me pushime, çmenden tifozët e Juventusit

by admin
Spread the love

Juan Cuadrado ka publikuar një video në dëborë, i cili po shijon pushimet e dhëna nga Juventusi me familjen e tij. Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve të klubit bardhezi.

Këta të fundit kanë reaguar keq duke komentuar në videon e publikuar nga mbrojtësi kolumbian. 34-vjeçari aktualisht është jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në gju dhe pritet të humbasë ndeshjen kundër Cremoneses me datë 4 janar. Nga ky fakt janë shtyrë dhe fansat e Juventusit, që t’i kërkojnë Cuadrados rikthimin në Torino për të vazhduar rikuperimin e tij.

Këtë gjë kanë bërë këta të fundit dhe me Paul Pogba i cili ndodhet aktualisht me pushime, ashtu si Cuadrado. Mesfushori francez vazhdon të jetë i dëmtuar që nga gushti dhe akoma nuk e ka bërë debutimin e tij me Juventusin. /oversport.tv

You may also like