CR7 protagonist në fitoren e Al-Nassr – Shqip

by admin
Spread the love

Ylli portugez realizoi një gol dhe dha një asist, mundën 3-1 Al-Ettifaq në kampionat

Cristiano Ronaldo shënoi me penallti në fitoren që Al-Nassr mori ndaj Al-Ettifaq me rezultatin 3-1 në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite në Riad.

Ndeshjen e zhbllokoi mbrojtësi Alex Telles, me një goditje spektakolare nga 25 metra në minutën e 43-të.

Al-Nassr e dyfishoi rezultatin në minutën e 59-të me anë të Marcelo Brozovic, që finalizoi pas asistit të ylli portugez.

Në minutën e 73, CR7 vulosi fitoren duke u treguar i saktë nga pika e 11 metërshit.

Miqtë shënuan rrjetën e nderit gjashtë minuta më pas me autor Al Kuvaj-kibi.

Ndërsa skuadra e Al-Ahlit fitoi me poker golash kundër Al-Hazem në sfidën e javës së 18 të Ligës Profesioniste Saudite.

Golin e parë e shënoi Mahrez në shtesën e pjesës së parë. Në 45 minutat e dyta, vendasit e patën më të lehtë të gjenin rrugën e golit dhe realizuan me Gabri Veiga-n, Al-Burai-kan dhe Merih Demiral.

Klan News

You may also like