Ç’po ndodh në Tabanoc? – Gazetari Furkan Saliu raporton nga vendkalimi kufitar – Shqip

by admin
Spread the love

Gazetari i Klan Maqedoni ndodhet në vendkalimin kufitar në Tabanoc ku që në orët e para të mëngjesit të sotëm, vëreheshin lëvizje të shtuara të automjeteve. Kryesisht janë mërgimtarë që po kthehen në vendet e tyre të punës në Evropë e tutje.

Pritjet për të kaluar këtë pikë kufitare shkojnë deri në 2 apo 3 orë, përcjell Shqip.

“Mërgimtarët po kthehen në shtëpitë e tyre në Evropë. E çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë rrëmujë nëpër pikat kufitare posaçërisht në pikën kufitare në Tabanoc. Diku mbi 130 autobusë planifikojnë që sot të kalojnë këtë pikë kufitare, e kapaciteti është ai që është. Normalisht punon vetëm një terminal ku kalojnë autobusët, është hapur edhe një shtesë dhe disi tani është përshpejtuar puna por megjithatë, pritja është prej 2 deri në 3 orë për të kaluar këtë pikë kufitare. Nuk është më mirë as tek pjesa e veturave. Kolona tanimë vetëm se po zgjatet dhe pritet gjatë kohë për të kaluar këtë pikë kufitare edhe me veturë”, thotë gazetari Furlan Saliu./KlanMacedonia

You may also like