Ç’po ndodh? Avioni rus, për në Beograd përmes Bullgarisë – Shqip

by admin
Spread the love

Avioni rus Ilyushin-Il-96-300, në një fluturim special nga Soçi, fluturoi për në Beograd nëpërmjet Bullgarisë të dielën në mëngjes, megjithëse ky vend zyrtarisht mbylli hapësirën ajrore për avionët rusë në shkurt.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit flightradar24.com, aeroplani është nisur nga Soçi rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa ka zbritur në aeroportin e Beogradit rreth orës 9.30.

Seksioni “linja ajrore” i kësaj faqeje të specializuar që gjurmon fluturimet nëpër botë thotë “Rossiya – Special Flight Squadron”, e cila është një etiketë për avionët shtetërorë rusë, shkruan N1.

Nuk ka asnjë informacion për këtë fluturim në faqen e aeroportit “Nikola Tesla”, ku ka zbritur avioni rus. Nga ana tjetër, fansat e aviacionit kanë postuar në Instagram foto të këtij avioni në pistën e aeroportit të Beogradit.

Sipas të dhënave të disponueshme në internet, fluturime të tilla tashmë janë realizuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë për të kthyer në Rusi diplomatët rusë, të cilët janë shpallur persona non grata në vendet ku kanë shërbyer.

Faqja e internetit flightradar24.com tregon se i njëjti aeroplan ka fluturuar nga Moska në Kopenhagë në Danimarkë më 17 prill, por më pas ka shmangur fluturimet mbi vendet që kanë ndaluar fluturimet me avionë rusë. /tesheshi.com/

You may also like