Covid-19 “viziton” sërish Spezian, dy lojtarë rezultojnë pozitivë

by admin
Spread the love

Covid-19 është rikthyer edhe njëherë të shqetësojë klubet e Serie A. Ekipi i fundit që e ka pësuar është Spezia e Rey Manaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikatë në faqen e saj zyrtare.

Në komunikatë është bërë me dije se dy lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar me Covid-19. Gjithashtu në të thuhej se të dy lojtarët kanë kryer ciklin e plotë të vaksinimit, janë izoluar dhe janë njoftuar autoritetet shëndetësore.

Megjithatë, ashtu siç është bërë zakon tashmë, identiteti i lojtarëve nuk është bërë i ditur. Spezia do të ndeshet këtë fundjavë me Torinon në takimin që do të hapë edhe siparin e javës së 34-t të Serie A. /oversport.tv

You may also like