COVID-19 – Suedia heq masat kufizuese të pandemisë

by admin
Spread the love

STOKHOLM, 4 shkurt /ATSH-AA/ Suedia ka njoftuar heqjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet për frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në një takim me median tha se vendimi është marrë me sugjerim të Agjencisë së Shëndetit Publik.

Duke argumentuar se pandemia COVID-19 është nën kontroll, Andersson theksoi se virusi nuk ka dëmtuar shërbimet shëndetësore publike dhe se situata është e qëndrueshme në repartet e terapisë intensive të spitaleve.

Ndërkohë, Agjencia e Shëndetit Publik raportoi se vdekjet nga COVID-19 u rritën në 16 028 dhe numri i infeksioneve ka tejkaluar shifrën 2,2 milionë.

Të martën, Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që hoqi shumicën e masave kufizuese kundër COVID-19.

Në të njëjtën ditë, ajo u pasua nga Norvegjia e cila hoqi ndalimin e përdorimit të alkoolit pas orës 23:00 dhe kufirin e grumbullimeve private me jo më shumë se dhjetë persona.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like