COVID-19 – Polonia heq masat kufizuese pas rënies së shkallës së infeksionit

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Qeveria në Poloni dëshiron të heqë shumicën e masave kufizuese kundër koronavirusit në sfondin e rënies së shkallës së infeksionit.

“Nga 1 marsi, të gjitha kufizimet ekonomike do të hiqen. Këto përfshijnë kufizimet e kapacitetit në qendrat tregtare, restorantet, hotelet dhe objektet rekreative”, njoftoi sot në Varshavë ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski.

“Trendi në rënie i infeksioneve të reja është shumë i qartë”, tha Niedzielski.

E vetmja gjë që mbetet është mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe në ambiente të mbyllura, si dhe karantina shtatë-ditore për personat e infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20 456 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite të mërkurën, dhe 360 vdekje për shkak të koronavirusit në të njëjtën periudhë.

Polonia ka rreth 38 milionë banorë, më pak se gjysma e Gjermanisë.

I pyetur nëse heqja e kufizimeve ishte e përshtatshme për shkak të numrit të lartë të vazhdueshëm të vdekjeve, kryeministri Mateusz Morawiecki tha se vendet e tjera të BE-së me një kurs të ngjashëm si në Poloni po lehtësonin kërkesat gjithashtu.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like