COVID-19 – Mbretëresha Elizabeth II rezulton pozitive

by admin
Spread the love

LONDËR, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ –  Mbretëresha Elizabeth II, 95 vjeçe, rezultoi pozitive me Covid-19, njoftoi sot Buckingham Palace.

“Mbretëresha Elizabeth II rezultoi pozitive me Covid-19”, tha pallati mbretëror.

”Mbretëresha ka pasur simptoma të lehta”, theksoi ai.

”Sovrania, e cila kohët e fundit kishte qenë në kontakt me djalin e saj, princin Charles, për dy ditë përpara se ai të rezultonte pozitiv, megjithatë do të kryejë detyra të lehta gjatë javës së ardhshme”, tha Buckingham Palace.

Britania e Madhe po përgatitet të heqë masivisht masat kufizuese antiCovid-19./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like