COVID-19 – Lauterbach: Vala e verës fatkeqësisht realitet

by admin
Spread the love

BERLIN, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Pasi pretendoi një ditë më parë se një valë e re infeksionesh me koronavirus ishte e parashikueshme, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach pranoi se tani ajo ishte një realitet.

Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksionit u rrit ndjeshëm në javën e kaluar në Gjermani dhe arriti në 472,4 sot, sipas autoriteteve, nga 447,3 të martën dhe 238,1 javën e kaluar.

”Vala e pritur e verës fatkeqësisht është bërë realitet. Kjo gjithashtu do të thotë se nuk ka gjasa që të ketë një ngadalësim në javët e ardhshme”, theksoi Lauterbach për gazetën ”Rheinische Post”.

”Të moshuarit dhe njerëzit me gjendje shëndetësore jo të mirë duhet urgjentisht të bëjnë një vaksinim tjetër”, theksoi ai.

Përhapja e nëntipit shumë infektiv të Omicron BA.5 besohet të jetë pjesërisht pas rritjes së shpejtë të shkallës së infeksionit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like