COVID-19 – Kina regjistron një numër rekord të rasteve ditore

by admin
Spread the love

PEKIN, 13 mars /ATSH-DPA/- Numri i rasteve të reja ditore me Covid-19 po rritet në Kinë, mes valës më të keqe të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë më shumë se dy vjet më parë.

Komisioni Shëndetësor i Kinës raportoi sot një rekord të rasteve ditore me mbi 3,100 infeksione të reja në 19 rajone.

Si përgjigje, Pekini po prezanton testime masive, masa izolimi dhe kufizime në transport dhe po mbyll shkollat dhe universitetet. Autoritetet kanë nisur gjithashtu ndërtimin e spitaleve të përkohshme me mijëra shtretër në disa qytete për të izoluar të infektuarit.

Vetëm disa javë më parë janë regjistruar disa dhjetëra infeksione në ditë.

Popullsia prej 26 milionë banorësh e Shangait dhe 9 milionë që jetojnë në Qingdao, janë njoftuar që të mos largohen qytetet e tyre.

Ata që nuk mund të vonojnë udhëtimin duhet të tregojnë një test negativ të kryer brenda 48 orëve të fundit, ashtu si çdokush që zbarkon në Kinë.

Zyrtarët vendosën të premten një masë izolimi në Changchun, me një popullsi prej 9 milionë banorësh, ku vetëm një person për familje do të lejohet të bëjë pazar çdo dy ditë.

Kufizimet u zgjeruan gjithashtu në megaqytetet e Dongguan dhe Shenzhen.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like