COVID-19 – Greqia regjistron 22 694 infeksione të reja në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love

ATHINË, 15 mars /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar 22 694 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përfshirë 37 të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 2 658 296 infeksione.

Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 219 infeksione lidhen me udhëtime nga jashtë dhe 1 383 raste të tjera të brendshme.

Gjithashtu në 24 orët e fundit  janë regjistruar 70 vdekje duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 26 635.

Nga këto, 95,2% kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

Gjithsej 364 pacientë janë në terapi intensive.

Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç dhe 90,4% kanë një sëmundje të tjera ose janë mbi 70 vjeç.

Nga totali, 244 (67,03%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (32,97%) janë plotësisht të vaksinuar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like