COVID-19 – Belgjika nis administrimin e dozës së katërt të vaksinës

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 8 shkurt /ATSH-AA/- Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët.

Ministri i Shëndetësisë i rajonit ku flitet gjuha flamande, Wouter Beke njoftoi se duke filluar nga sot u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për të kryer dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna.

Beke kujtoi se kjo kategori e ka kryer dozën e tretë të vaksinës në shtator të vitit 2021, ndërsa në fazën e parë do t’u dërgohen ftesa 200 mijë personave.

Të paktën 74 për qind e popullatës në Belgjikë ka kryer të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 49 për qind e tyre kanë kryer dozën përforcuese.

Me rënien e rasteve në vend ditët e fundit, është vendosur të bëhet lehtësimi i masave pandemike.

Komiteti Këshillimor i Qeverisë do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kalimin nga niveli “i kuq”, që zbatohet aktualisht për masat në vend, në nivelin “portokalli”.

Rastet mesatare ditore me COVID-19 në vend janë rreth 38 mijë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/02/2022
Artikulli tjetërPeizazh fantastik, Gjinari mbulohet nga dëbora


You may also like