COVID-19 – BE miraton vaksinën e re BA.4/5

by admin
Spread the love

AMSTERDAM, 13 shtator /ATSH/-Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi të hënën përdorimin e një vaksine përforcuese kundër COVID-19 të krijuar për të luftuar nënvariantet aktualisht qarkulluese të Omicron BA.4/5, disa ditë pas miratimit të vaksinave të përshtatura për variantin më të vjetër BA.1 Omicron.

Rekomandimi i vaksinës të ashtuquajtur bivalente të prodhuar nga Pfizer (PFE.N) dhe BioNTech (22UAy.DE), synon nënvariantin BA.4/5 si dhe llojin e virusit që fillimisht u shfaq në Kinë në dhjetor 2019.

Rekomandimi i EMA-s është që të autorizohen vaksinat përforcuese të përshtatura për personat e moshës 12 vjeç e lart që kanë kryer të paktën dozën e parë të vaksines kundër COVID-19.

“Vaksina përforcuese e përshtatur BA.4/5 do të jetë e disponueshme brenda disa ditësh për të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së”, tha Pfizer në një deklaratë.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSulmi në sistemin TIMS, Blinken bisedë me Ramën: Bashkëpunim për sigurinë rajonale

You may also like