Courtois: Dua të fitoj Championsin e parë, tani jam në anën e duhur të historisë

by admin
Spread the love

Portieri i Realit të Madridit, Thibaut Courtois, ka folur në konferencën për shtyp në prag të finales së nesërme kundër Liverpool:

“Rikthehem të luaj një finale, 8 vite pas finales sime të parë. Atëherë humba, por shpresoj që të fitoj këtë sfidë dhe të arrij suksesin e parë në Champions, ndërsa besoj se Marcelo kërkon të fitojë trofeun e pestë. Kemi të njëjtën dëshirë për historinë e Realit të Madridit.

Kam luajtur një finale në vitin 2014, por kjo është ndryshe. Tani jam në anën e duhur të historisë. Mbrojtja? Për mua duhet të mbrojë e gjithë skuadra. Karim është përmirësuar, nuk ndalet më. Jemi stërvitur mirë dhe e dimë ku do të luajmë: në finale”, ka thënë portieri i Realit. / Oversport.tv

Foto: realmadrid.com

You may also like