COP28 – SHBA shpall rregulla të rrepta për emetimet e metanit

by admin
Spread the love

DUBAI, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Në luftën kundër ngrohjes globale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ecin përpara me reduktimin e emetimeve të metanit që dëmton klimën.

Këshilltari i presidentit Biden për Klimën, Ali Zaidi, dhe Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) njoftuan sot standarde të reja në konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Dubai, që do të detyrojnë prodhuesit e naftës dhe gazit të mbyllin rrjedhjet e metanit.

Metani, gazi i dytë më i rëndësishëm serrë, del gjatë nxjerrjes së qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Edhe pse qëndron në atmosferë për një periudhë më të shkurtër kohore, është më i dëmshëm se CO2.

“Me këto masa, SHBA-ja synon të parandalojë emetimin e rreth 58 milionë tonë metan deri në vitin 2038, ekuivalenti i 1,5 miliardë tonë dioksid karboni”, sipas shifrave.

Dy vjet më parë, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nisën një nismë ndërkombëtare për të trajtuar së bashku problemin e metanit. Më shumë se 150 vende janë bashkuar deri tani.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like