COP28 – Scholz: Më shumë shpejtësi për zgjerimin e energjive të rinovueshme

by admin
Spread the love

DUBAI, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një trefishim të kapaciteteve globale të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Dubai.

“Zgjerimi i energjive të rinovueshme po përparon, por jo me ritmin që është i nevojshëm”, u tha sot Scholz gazetarëve në Dubai.

”Zgjerimi është përshpejtuar në Gjermani, por kjo tani duhej të ndodhë në të gjithë botën”, tha ai.

Përveç zgjerimit të energjive të rinovueshme, për të është e rëndësishme që “klubi i klimës”, që ai ngriti, të fillojë punën që në këtë konferencë.

Grupi përfshin 35 vende dhe Bashkimin Evropian si një bashkësi shtetesh.

“Ishte një fillim i suksesshëm. Qëllimi është të krijojmë bazën për t’i bërë përpjekjet tona të përbashkëta të krahasueshme”, theksoi ai.

”Shumë vende të tjera janë të interesuara të na bashkohen”, theksoi Scholz.

Megjithatë, vende të tilla si Kina dhe India, të cilat janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të gazrave që dëmtojnë klimën, ende mungojnë.

Sot në mesditë, Scholz do të kthehet në Gjermani, më herët nga sa ishte planifikuar, fillimisht për t’u marrë me një krizë buxhetore federale./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like