Conte paralajmëron Tottenhamin: Nuk dua të luftoj për vendin e katërt

by admin
Spread the love

Antonio Conte është gjithmonë ambicioz dhe kërkon një Tottenham fitues. “Më pëlqen që të luftoj për të ardhmen, për të qenë konkurrues, për të fituar dhe jo për të zënë vendin e katërt në renditje. Nuk është ky synimi im, ambicia ime është që të jem konkurrues dhe të luftoj për titullin kampion”, ka thënë tekniku italian.

E ardhmja e tij do të jetë tek “gjelat”, edhe për shkak të kontratës që ka firmosur: “Për momentin e vetmja e vërtetë është fakti që jam i lidhur me këtë klub edhe për një vit tjetër. Klubi donte këtë lloj situate dhe unë pranova sepse mendova që ishte e drejtë që të njiheshim.

Pas 4 muajsh mendoj se klubi e ka kuptuar mënyrën time të punës dhe në të njëjtën kohë edhe unë kam kuptuar klubin. Kemi edhe 3 muaj deri në fund të sezonit për tu përmirësuar dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Më pëlqen të punoj këtu dhe do të më pëlqente të luftoja për diçka të rëndësishme”, ka thënë Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Twitter

You may also like