Conte mendon për të ardhmen, 30 milionë për objektivin e Juventusit

by admin
Spread the love

Antonio Conte po mendon për të ardhmen e Tottenham dhe i ka dorëzuar drejtuesve listën me lojtaët që dëshiron të ketë në ekip sezonin tjetër. Së fundmi tekniku italian ka kërkuar një emër të ri për sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për anësorin e Eintracht Frankfurt, Filip Kostic që së fundmi fitoi edhe Europa League me ekipin gjerman. Për të marrë shërbimet e tij Tottenham është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro, po aq sa kërkon edhe klubi gjerman për ta lënë të lirë.

Megjithatë, do të jetë një garë e fortë, pasi për Kostic është në “luftë” edhe Juventusi. Këta të fundit po mendojnë për të afruar serbin në rast se nuk ia dalin dot të bindin Perisic të veshë fanellën bardhezi. Nga ana tjetër, lojtari është i hapur për një transferim te Tottenham në rast se këta të fundit kualifikohen në Champions League, sipas asaj që raporton Express. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like