Conte dhe lidhja e veçantë me Perisic: Është rikthyer ai lojtari i Interit

by admin
Spread the love

Antonio Conte e mori drejtimin e Tottenham në nëntor të vitit 2021 dhe që prej asaj kohe trajneri e ka transformuar totalisht klubin, jo vetëm në rezultate por ka ndikuar edhe në mentalitetin e lojtarëve që italiani ka në drejtim.

Në merkaton verore, Spurs transferuan Ivan Persic nga Interi. Kroati u kërkua me ngulm nga Conte, pasi 53-vjeçari e njeh mjaft mire dhe Perisic është shumë i rëndësishëm për skemën që aplikon ish-trajneri i Inter.

Duke shpjeguar taktikën që Conte zgjedh në fushën e lojës, trajneri u ndal edhe te Perisic.

“Më pëlqen të kem lojtarë që në të kaluarën kanë qenë anësor, sepse ata janë të mirë në situatat një kundër një. Më kujtohet shumë mirë kur mbërrita te Chelsea. Në fillim luaja me 4-2-3-1, por kur humbëm kundër Arsenalit vendosa të ndryshoj. Pastaj zbulova Victor Moses në këtë pozicion, i cili është fantastik. Është e njëjta gjë për Ivan Perisic. Ai ishte një anësor dhe në sezonin tim të parë te Inter ai nuk ishte aq i bindur për këtë rol. Ai nuk ishte në 100% e tij  në sezonin e parë, por më pas Ivan luftoi dhe tani mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në këtë rol”.

Perisic luajti ndeshjen e parë si titullar në Premier League, përballë Wolverhampton, ku Tottenham fitoi me rezultatin minimal 1-0. Kroati shërbeu për Harry Kane dhe për të ishte asisti i dytë deri më tani.

Pas ndeshjes, Conte u shpreh i buzëqeshur dhe me krenari deklaroi se “pashë Perisic që kisha te Interi, sërish”, duke shpjeguar në njëfarë mënyre arsyen se përse italiani e kërkoi me ngulm në merkaton verore.


Top Channel

You may also like