Conte bën shaka me harry Kane: Unë nuk kam humbur kurrë penallti

by admin
Spread the love

Antonio Conte i është rikthyer humbjes së penalltisë nga Harry Kane në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës, sfidë të cilën Anglia e humbi 2-1.

Kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi të parën, por dështoi në tentativën e dytë për të mposhtur Hugo Lloris, duke goditur mbi tra, gafë që ndikoi që të mos barazohej ndeshja.

Sulmuesi i Tottenham mori përsipër përgjegjësitë e tij, duke deklaruar se zakonisht lojtarët përgatiten për një penallti, dhe jo dy gjatë një ndeshjeje.

Trajneri i tij në ekipin e Premier League, Antonio Conte ka bërë një autoironi në lidhje me goditjet nga pika e bardhë, teksa shpjegon se pse nuk ka humbur asnjë të tillë gjatë karrierës si futbollist.

Futbolli është i tillë: i përbërë nga momente emocionuese dhe zhgënjyese. Harry shënoi penalltinë e parë dhe humbi të dytën. Unë për vete nuk kam humbur kurrë penallti. E dini pse? Sepse nuk kam gjuajtur asnjëherë. Isha katastrofë fare te penalltitë”, u shpreh trajneri italian.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like