Colella: Sot u ndëshkuam në të vetmin gabim që bëmë, Erzeni e meritoi fitoren

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka komentuar humbjen përballë Erzenit, e para sezonale për “të kuqtë”, për Oversport.

“Kur skuadra kundërshtare mbyllet mirë mbrapa, mund të bësh shumë pak. Kjo ndeshje ishte më e mirë se ajo me Bylis, edhe pse në Ballsh morëm tri pikët. Sot bëmë një gabim që na kushtoi shumë, patëm topin në zotërim. Nuk kam çfarë t’i them skuadrës.

Të gjitha të gjitha nuk i zbatuan, por futbolli kështu është. Një pjesë të mirë i realizuan mirë. Ka ditë që topi në portë nuk shkon.

Kur një ekip fiton, është e kot të flasësh nëse e merituan ose jo. Kur fiton ka të drejtë, ata luajnë në mënyrën e tyre, në mbrojtje ose jo.

Nuk kishim nënvlerësim. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe këtë nuk e mendojmë. Është meritë e tyre që nuk kanë pësuar asnjë gol në kampionat. Bëmë vetëm një gabim dhe pësuam gol. Bravo Erzeni, e kanë merituar.

Nuk jam i kënaqur, kemi bërë gabime më shumë kundër Egnatias dhe Bylis sesa sot. Ne jemi Partizani, nuk duhet të bëjmë këto gabime. S’jam i kënaqur kur fitojmë, jo më sot”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like