Colella: Kjo fitore tregon forcën e Partizanit, por nuk kemi fituar akoma asgjë

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores së thellë 4-1 në Durrës përballë Teutës.

“Mbyllët fazën e parë në krye? Jam i kënaqur kur fitoj diçka, akoma nuk kam fitua asgjë. Nuk kam qenë i shqetësuar për golat, sepse nëse godet portën golat do të vinin. Jemi të kënaqur që e mbyllim fazën e parë në krye, por kjo nuk vlen shumë.

Kartonat e panevojshëm? Mendoj që mund të evitohen kartonat që merren për protesta, për ndërhyrjet e gabuara nuk ka problem.

Shënuan tre lojtarët kryesorë, sa do iu ndihmojë kjo fitore për ndeshjet e radhës? Jam i kënaqur kushdo që të shënojë, për ne ka rëndësi që të vazhdojmë të krijojmë raste shënimi. Sot bëri dy gola Hoti, shpresojmë që ndeshjen tjetër të shënojë 2 gola Cara, sepse e meriton. Një fitore 4-1 në transfertë tregon që jemi të fortë.

Mbyllët fazën e parë me 19 pikë, mund ta mbani këtë ritëm? Nuk e parashikoj të ardhmen. Ne punojmë që Partizani të jetë gjithmonë në këto nivele. Disa herë shkon mirë, disa herë më keq. Është diçka normale në një kampionat.

Teuta sjell fat? Po kam fituar edhe ndeshjen debutuese ndaj tyre në një miqësore. Ndoshta duhet të luajmë më shpesh në Durrës”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like